Diagnostikimi i vonuar, rrezik për invalidizimin e fëmijëve me dëmtime të dëgjimit

Nga Ornela Joti
16 Mars 2026, 14:50 | Sociale

Dëgjimi është dëmtimi më i shpeshtë i lindur në popullatën tonë. Edhe pse nuk ka shifra të sakta, mjekët specialistë flasin për një prevalencë të lartë, e cila fatkeqësisht zbulohet vonë për shkak të mosdiagnostikimit të fëmijëve që në lindje.

Shefja e shërbimit të ORL në QSUT, Brikena Qirjazi, thotë se çdo javë paraqiten deri në 3 fëmijë me probleme të dëgjimit, të cilët sipas saj janë raste me diagnozë të vonuar.

Por çfarë do të thotë diagnostikimi i vonë për një fëmijë që ka probleme me dëgjimin?

Një vit më parë, Ministria e Shëndetësisë miratoi depistimin e detyrueshëm të dëgjimit tek të gjithë të porsalindurit. Por ky kontroll nuk realizohet në të gjithë vendin, pasi maternitetet nuk kanë krijuar kushtet për depistimin e të porsalindurve.

Sipas mjekëve specialistë, aplikimi i depistimit të dëgjimit që në lindje rrit shanset për rehabilitimin e shpejtë të fëmijëve me probleme. Por nëse tre vitet e para të jetës kalojnë pa një diagnozë, fëmija rrezikon dëmtime të mëtejshme, deri në invalidizim për gjithë jetën.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos