Këlliçi: Prej vitesh flitet për përdorimin e “charter”-it privat të Ramës për trafik droge dhe për transport parash

Nga A2 CNN
21 Korrik 2026, 18:05 | Politikë

Këlliçi: Prej vitesh flitet për përdorimin e

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, deklaroi se prej vitesh flitet për përdorimin e “charter”-it privat të Edi Ramës qoftë për trafik droge, qoftë për transport parash.

“Për Edi Ramën prej vitesh flitet për përdorimin e “charter”-it të tij privat qoftë për trafik droge, qoftë për transport parash dhe qoftë për indicie të tjera që çojnë në insinuata, ku ka pretendime se kryeministri ka rënë pre e audiopërgjimeve të ndryshme apo e shërbimeve të ndryshme partnere, ku ai ndan Shqipërinë si plaçkë private, si pronë private. Dhe nuk është vetëm rasti i Arubës, ku vendoset harta e Shqipërisë në tavolinë dhe ndahet prona publike e asetet publike si plaçkë për kartelet e drogës. Por, mbi të gjitha ka shumë raste të transportit të parave jashtë Shqipërisë dhe të korrupsionit të politikanëve të huaj nga ana e Edi Ramës”, tha Këlliçi në studion e “Ditarit të Pasdites” nga Pandi Gjata, në A2CNN.

“Këto përgjime i kanë të huajt, më pas mund t’i kenë autoritetet shqiptare. Partnerët e huaj kanë interceptuar komunikime të keqbërësve të ndryshëm me origjinë shqiptare, i sjellin të gatshme më pas për Prokurorinë e Posaçme. Në rastin e Arubës, Prokuroria e Posaçme ka “shkëlqyer” me mbrojtjen që i ka bërë eksponentëve të qeverisë”, shtoi Këlliçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos