Këlliçi rikthen posterin e fushatës: Sot më aktual se kurrë

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2025, 18:40 | Politikë

Këlliçi rikthen posterin e fushatës: Sot më aktual se

Pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj nuk kanë të ndalur dhe reagimet e drejtuesve të Partisë Demokratike.

Belind Këlliçi ka reaguar sërish në rrjetet sociale, duke rikthyer posterin e fushatës së tij elektorale për Bashkinë e Tiranës, i cili u cilësua i papërshtatshëm dhe u ndalua.

“Për të gjithë ata që u “tronditën” nga posteri im elektoral në 2023, u them se sot është dita që ky poster merr më shumë kuptim se kurrë”, shkruan Këlliçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos