Kryedemokrati Sali Berisha ka ‘shpërthyer’ në akuza ndaj socialistëve nga foltorja e Kuvendit, pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Gjatë fjalës së tij në foltore, Berisha iu drejtua socialistëve duke u thënë se ata kishin frikë se do të arrestoheshin nga fjalë e tij në Parlament, shkruan A2 CNN.
Ish-kryeministri shtoi se ishte në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe tha se koha e qeverisjes së PS kishte përfunduar.
“Tani mos bëni kështu, se unë me fjalën time nuk u arrestoj juve. Juve iu ka hyrë frika deri në palcë dhe mendoni se do u arrestojë Sali Berisha në Parlament. Jo more jo. Unë po mbroj interesat e qytetarëve shqiptarë, që i keni shkelmuar në mënyrë të tmerrshme. Po po, por koha juaj mori fund. Unë erdha, është radha jonë”, tha Berisha në Kuvend, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)