Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës “Sy m’sy”, komentoi kritikat për fushatën elektorale të Partisë Socialiste.
“Këta thonë se fushata e PS dhe e Ramës është tallava, tallje me këtë e me atë. Po si ka mundësi? E para, këta nuk dinë se çfarë është tallavaja. Këta janë përbuzës të kulturës shqiptare. Po, po! Këta janë përbuzës të atij fondi thesaresh që ka krijuar kultura jonë. Nëse ne hapim një takim të madh me njerëzit tanë, kush na ndalon ne që aty edhe të përdorim këngë që janë nga thesari i kulturës tonë sipas qarqeve? Kush e ka shkruar këtë që kur mblidhen njerëzit në një takim të madh elektoral të dëgjojnë fjalime me orë të tëra në diell? Që kur unë merrem me fushatë elektorale, shikoni se si kanë ndryshuar edhe të tjerët. Kush i solli për herë të parë njerëzit të ulen në takime? Edhe kjo historia me këngët dhe vallet do ta shikoni se do ta përdorin më vonë”, tha Rama, shkruan A2.
(A2 Televizion)