"Keni frikë nga 21 Janari"- Mziu përplaset me Muharremin: A votove për shkarkimin e Erion Veliajt?

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2025, 20:37 | Politikë

Një debat shpërtheu në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, ku të ftuar ishin Alfred Muharremi, këshilltar i PS-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, dhe Xhelal Mziu, deputet i PD-së. Përplasja nisi kur Muharremi akuzoi opozitën se nuk di të protestojë dhe se ka qenë më e organizuar në kohën e Lulzim Bashës.

“PD protestonte më mirë në kohën e Bashës. Duhet të kërkoni rikthimin e tij. Berisha e ktheu partinë në shoqatë, me aq njerëz sa qëndrojnë në stacionin e autobusit të Kamzës”, u shpreh Muharremi.

Deklarata ngriti tensionin në studio, me Mziun që reagoi duke e sfiduar publikisht këshilltarin socialist për votimin e shkarkimit të Erion Veliajt në Këshillin Bashkiak, shkruan A2 CNN.

“Ti je nga këshilltarët që e zgjodhi Veliaj dhe votoi shkarkimin e tij. A e votove shkarkimin? Thuaja publikut!”, insistoi Mziu, duke kërkuar përgjigje të drejtpërdrejtë.

Muharremi iu kundërpërgjigj duke akuzuar PD-në se fokusohet vetëm te 21 Janari: “Ju jeni parti që pretendoni të luftoni një qeveri që nuk ka vrarë e prerë. Ju e keni hallin vetëm te 21 Janari, ku u vranë 4 qytetarë të ndershëm”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos