Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, i ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, tha se protesta e opozitës para Kryeministrisë i kujton zhvillimet e vitit 1997. Sipas tij, asokohe protestat nisën me pak njerëz, por më pas morën një përshkallëzim të shpejtë dhe të rrezikshëm.
“Kjo protestë më kujton vitin ’97. Atëherë filluan me 20 apo 30 veta dhe më pas shkuan aty ku shkuan. Pati një trend rritje shumë të fortë”, u shpreh Mziu.
Ai shtoi se nuk pret asgjë të dhunshme: “Nuk e di çfarë pret media, të digjen makinat e policisë? Opozita nuk duhet të ndjekë këtë rrugë”.
Sipas Mziut, ajo që duhet është rikthimi te forma e protestës së “Foltores” para Kryeministrisë, që sipas tij do të sjellë mobilizim dhe mesazh të qartë politik pa provokuar dhunë. (A2 Televizion)
