Zbulohet skenari i opozitës, Këlliçi tregon strategjinë e protestave

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2025, 19:04 | Politikë

Zbulohet skenari i opozitës, Këlliçi tregon strategjinë e

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka zbuluar ditën e sotme strategjinë e protestave të opozitës.

Gjatë fjalës së tij në protestën e organizuar sot nga PD para Kryeministrisë, Këlliçi tha se opozita do të dalë në tubime përballë Kryeministrisë çdo javë.

“Ndaj unë ju ftoj, çdo javë të vijmë sëbashku këtu, për të thënë të vërtetat e mëdha që nuk kanë kurajo as njerëzit e kapur, as politikanët e kapur dhe as mediat e kapura. Faleminderit të gjithëve dhe do shihemi në protestën e radhës”, tha mes të tjerash Këlliçi, shkruan A2 CNN.

Këlliçi theksoi se kjo formë protestash do të çojë në rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama, ashtu siç sipas tij, protestat para Bashkisë së Tiranës çuan kryebashkiakun Erion Veliaj në qeli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos