"Mbani erë squfur si djalli", deputeti Redi Muçi përplaset me deputetin Xhelal Mziu

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2025, 20:36 | Politikë

"Mbani erë squfur si djalli", deputeti Redi Muçi

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi tregoi se përse nuk iu bashkua protestës së demokratëve në sheshin përpara kryeministrisë.

Teksa u shpreh se mbështet kauzën në parim, duke ju drejtuar deputetit përballë në studio Xhelal Mziu, Muçi shtoi në Off The Record me Andrea Dangllin se ajo përbën problem është besueshmëria e Partisë Demokratike e cila ka dy qëndrime të ndryshme në opozitë dhe në pushtet

“Ne jemi pro kujtdo që proteston kundër keqqeverisjes. Jemi pro një foltoreje me qytetarët. Por kjo kalimi i ligjeve pa debat, më duket një marrëveshje e heshtur. Jemi pro kësaj kauze në parim. Unë dëgjova të përmendeshin minatorët, minimumi jetik. Problemi qëndron te besueshmëria e PD. Ajo kur është në opozitë premton qiellin dhe tokën dhe kur ka qenë në pushtet vinte më shumë era squfur se vetë djalli. Duken ndonjëherë më radikalë dhe se ne. Kur vjen koha për të rritur çmimin e biletave të transportit publik bëhen bashkë”, tha Muçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos