Këshilli Bashkiak shkarkon Erion Veliajn, pritet firma e kryeministrit

Nga A2 CNN
23 Shtator 2025, 17:23 | Politikë

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar propozimin për shkarkim të Erion Veliajt nga posti I kryetarit të Bashkisë.

Sipas një të dhënë paraprake të siguruara nga A2 CNN në momentin e votimit ishin të pranishëm 51 këshilltarë, 50 vota pro, ndërsa Fabian Topollaj nuk votoi. Joleza Koka, Eriona Bixho, Gazmend Paja, Eris Bejleri, Ervin Dushku, Alba Kepi, Aldo Merkoçi, Fabian Topollaj, Alfred Muharremi nuk morën pjesë në votim. Ndërkohë ka dy vakanca Tedi Blushi dhe Romina Kuko.

Tashmë ky vendim i këshillit bashkiak do të shkojë në Këshillin e Ministrave që do të japë fjalën e fundit, shkruan A2 CNN.

Kushtetuta thotë se në rast shkarkimi të të zgjedhurve vendor, i shkarkuari, në këtë rast Erion Veliaj, ka të drejtë ta ankimojë procedurën në Gjykatën Kushtetuese, dhe në rast se bën diçka të tillë, atëherë edhe procedura e shkarkimit do të duhet të kalojë filtrin kushtetues, i cili mesatarisht zgjat tre muaj.

Kësisoj, edhe planet e socialistëve për zgjedhje të shpejta në Tiranë, mund të shtyhen për muajt e parë të 2026. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos