Sekretari i Këshillit Bashkiak i ka dërguar një letër ditën e sotme kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, para marrjes së një vendimi për shkarkimin e tij.
Në letrën e siguruar nga A2 CNN thuhet se nuk ekziston ndonjë vendim i Këshillit që ndalon pjesëmarrjen e tij në mbledhje.
Kujtojmë se mbledhja e Këshillit Bashkiak, ku do të votohet për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ka nisur prej orës 16:00 dhe po vijon.
A2 CNN mëson se në mbledhje mungojnë Gaz Paja, Joleza Koka dhe Aldo Merkoçi, të cilët njihen si njerëzit e afërt të Veliajt.
“I nderuar Kryetar,
Ne vijim të shkresës Tuaj nr. 32059/3 prot., datë 22.09.2025, sjellim në vëmendje se nga ana e Këshillit Bashkiak nuk ka asnjë vendim për ndalimin e prezencës Tuaj në këtë mbledhje dhe që do të çojë kërkesën Tuaj për t’u njohur, për t’u dëgjuar, për t’u mbrojtur dhe për t’u dhënë sqarime në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak Tiranë, e cila do të zhvillohet ditën e martë, datë 23.09.2025, ora 16:00.
Sa më sipër, ripërsërisim se në vijim të kërkesës Suaj për të qenë i pranishëm fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, në rast pamundësie për të qenë prezent, Ju lutem që observacionet Tuaja t’i nisni me shkrim pranë Këshillit në mënyrë që të administrohen dhe të bëhen me dije në këtë mbledhje”, shkruhet në letër. (A2 Televizion)