Mbledhja për shkarkimin e kryebashkiakut, kryetarja e Këshillit: Veliaj transformoi Tiranën, por duhet zgjidhur ngërçi

Nga A2 CNN
23 Shtator 2025, 16:29 | Politikë

Mbledhja për shkarkimin e kryebashkiakut, kryetarja e Këshillit:

Ka nisur prej orës 16:00 mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku pritet të kërkohet shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj.

Mbledhja u hap nga kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino, e cila tha se vendimi që do të merret sot është imponuar nga nevoja urgjente e Tiranës për të pasur një drejtues në krye të punëve të kryeqytetit.

Gjatë fjalës hapëse, ajo gjithashtu vlerësoi punën e Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, duke theksuar se ai e ka transformuar kryeqytetin.

"Kujtojmë të gjithë se ishte tetori i vitit 2015 kur Erion Veliaj nisi transformimin e Tiranës pas agonisë së kryebashkiut të mëparshëm. Ishim dëshmitarë të transformimit. Nuk është rastësore që qytetarët e Tiranës i kanë rinovuar besimin tre herë.

Sot është dita të marrim një vendim për qytetarët e Tiranës. Dua të nënvizoj me forcë që ky hap po imponohet nga nevoja urgjente për të ecur para.

Sot ne po kryejmë detyrimin politik dhe moral për të zgjidhur ngërçin politik të Tiranës. Ne sot kemi vetëm një pikë në rendin e ditës, projekt-vendimin për shkarkimin kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj", u shpreh mes të tjerash Fino. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos