Anëtarja demokrate e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali, ka folur me tone të ashpra gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit, për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Ajo i përmendi Veliajt gjatë mbledhjes, disa nga ato që ajo i cilësoi si akte korruptive të tij në krye të Bashkisë, përcjell A2 CNN.
Mes të tjerash, Zhulali me ironi i bëri të fala Veliajt para vendimit, duke thënë se qytetarët janë të kënaqur me shkarkimin e tij.
“Unë i bëj shumë të fala Erion Veliajt nga familjet e ‘5 Majit’ që tërhoqi zvarrë me gaz lotsjellës, burra, gra, fëmijë. Ke shumë të fala Erion, ata janë shumë të lumtur që ti do të shkarkohesh me ceremoni.
I bëj të fala Velisë nga banorët e Astirit që u bëri të njëjtën gjë. I bëj të fala nga Ardit Gjoklaj, nga të gjitha bizneset e Tiranës, të cilët i zhvasin të gjithë drejtorët e Bashkisë Tiranë të emëruar nga Veliaj dhe të tjerët që vijnë pas tij”, tha mes të tjerash Zhulali. (A2 Televizion)