“Këta të fusin në burg pa ligj e prova!” Bardhi reagon pas përjashtimit të opozitës nga Kuvendi

Nga A2 CNN
2 Tetor 2024, 18:49 | Politikë

“Këta të fusin në burg pa ligj e prova!” Bardhi

Pas vendimit për përjashtimin me dy muaj të tre deputetëve demokratë dhe me nga 40 ditë për 20 deputetë të tjerë ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi, në një postim në X, Bardhi shprehet përjashtimi i opozitës tregon frikën e Ramës nga opozita.

“Këta të fusin në burg pa ligj e prova, jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi pa ligj e prova. Përjashtimi i opozitës për muaj nga Kuvendi, provon sesa i vogël e frikacak është Edi Rama! Përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit! Asaj salle krimi i ke vënë zjarrin! Fshihu e shmangu sa të duash, përjashto, burgos e përndjek sa të duash, fatin tënd nuk e ndryshon dot! Atë ta ka përcaktuar shumica dërrmuese e shqiptarëve që përbuzin ngritjen e krimit të organizuar në qeverisje dhe shndërrimin e institucioneve në banda kundër opozitës”, shkruan Bardhi.

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar sot për 60 ditë nga parlamenti deputetët e Partisë Demokratike; Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati. Për deputetin Edi Paloka kjo masë ndëshkimore është për 10 ditë, ndërsa 20 të tjerët janë përjashtuar me 40 ditë.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos