Front i ri i luftës, PS-PD thellojnë konfliktin, padisin njëra-tjetrën në SPAK

Nga Fjorela Beleshi
2 Tetor 2024, 17:13 | Politikë

Hyrja e Prokurorisë së Posaçme po kthehet në një front të ri të konfliktit politik mes mazhorancës dhe opozitës. Pasi Policia paditi në SPAK deputetët e opozitës në lidhje me aksionin e tyre parlamentar, demokratët u përgjigjën me të njëjtën monedhë, duke akuzuar 73 kolegë të mazhorancës për veprën penale për moszbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, transmeton A2.

Si një nga deputetët e kallëzuar, Ulsi Manja u shfaq i pa shqetësuar duke e gjetur shpëtimin te Komisioni i Venecias dhe arsyetimin se mazhoranca nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar.

“Nuk është çështje e mbyllur për Kuvendin, e kemi dërguar atje. Çështja është në Komisionin e Venecias. Do të presim opinionin e Komisionit dhe do të ketë një vendimmarrje për Kuvendin. Mbi Kuvendin e Shqipërisë, sovranit nuk mund t’i imponohet askush”, u shpreh Manja, shkruan A2.

Dialogu në Parlament mes PS dhe PD duket larg, pasi Manja, si një nga anëtarët e Këshillit të Ministrave e sheh të pamundur që t’i pranohet kushti opozitës për një bashkëqeverisje teknike të dytë.

Bojkoti i PD në komisione parlamentare nuk i ka stepur socialistët për të  përsëritur të njëjtën fotografi të një viti më parë, vijimin e punës të vetëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos