"Flaka e karrigeve i tmerroi", Noka: Narko-regjimi i ka shpallur luftë opozitës, nuk tërhiqemi

Nga A2 CNN
2 Tetor 2024, 16:20 | Politikë

Komisioni i Etikës u detyrua të ndërpresë mbledhjen për shkak të protestës së deputetëve të opozitës në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Mbledhja ishte thirrur për të miratuar masat që PS kërkon të merren ndaj kolegëve demokratë, të cilët të hënën bllokuan seancën parlamentare dhe dogjën karriget. Në një deklarate për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, pohoi se mosbindja civile do të vazhdojë.

“Hajduti që ka plaçkitur prej 11 vitesh Shqipërinë dhe e ka vendosur në këtë derrexhe ka vendosur që opozitën ta trajtojë si armik,. Nuk ka ndodhur në asnjë vend demokratik që mazhoranca të kërkojë me ngulm që të mos ketë opozitë në parlament. Është unike. Këtë e bëjnë vetëm regjimet narkos. Edi Rama dhe zonja 5 mln euro e doganave e urrejnë opozitën. Flaka e karrigeve i ka tmerruar, se shohin që gjuhët e asaj flake mund të lëpijnë diku nga Surreli apo thasët e parave që kanë fshehur. Ata që kanë vjedhur pronën publike, vetëm sipas KLSH 10 miliardë euro, qajnë me lot krokodili pasurinë publike. Kjo është fytyra e këtij regjimi, narko regjim, bandë hajdutësh dhe mendojnë se me kërcënime të tilla duke shfryrë duf dhe mllef mund ta intimidojnë opozitën. Kurrë nuk kanë për t’ia arritur. Ka mbaruar ajo ditë kur bënin ç’të donin me opozitën. Do ta kenë përballë. E gjithë Shqipëria më 7 tetor në Tiranë në mosbindje civile për t’i dhënë udhë qeverisë teknike që kjo Shqipëri të shpëtojë nga çeta e hajdutëve”, tha Noka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos