Dashnor Sula dhe gazetari Bledian Koka u përplasën ashpër në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, duke diskutuar për bashkëqeverisjen PS-PD që po përflitet kohët e fundit.
Sula theksoi se bashkëqeverisja ka ndodhur: “Edhe në 26 korrik 2024, jam i vetmi në Parlament nga të Berishës që votova kundër Kodit Zgjedhor. Nuk pashë interesin tim personal, nuk u lëpiva, por nuk votova sepse mendoja se nuk ishte ajo rruga për opozitën. E shitën opozitën dhe ia lanë pushtetin Edi Ramës që në 26 korrik. Kjo është bashkëqeverisja, nuk është vendosja e figurave të opozitës nëpër ministri apo bashki. “Martesa” PS-PD është bërë me bekimin e Sali Berishës dhe Edi Ramës. Është e qartë kjo”.
Ndërsa, sipas Kokës, “ideja e bashkëqeverisjes sponsorizohet qartazi nga mazhoranca”.
“Unë mendoj se PD-ja gjithmonë ka vuajtur nga disa njerëz që kanë thënë “në mos qoftë për mua, mos qoftë për askënd”. Pse nuk shkove në Elbasan ti zoti Sula për inceneratorët? Këtu është bërë “kur do bëhet pazari i radhës”? Dhe ato që përmende pak më herët dhe i quan pazar (marrëveshja për amnistinë dhe Kodi Zgjedhor) e ke gabim. Ose ti nuk e njeh politikën, ose të intereson ta thuash sikur është pazar”, tha Koka.
Sula iu përgjigj se duhet meritokracia në parti: “Edhe Edi Rama ka në Parlament deputetë që nuk i do, por ata i marrin vota. Ndërsa në PD pyesin se çfarë mendon ai për ne? A e kam apo jo nesër me vete?”.
Gazetari Koka iu kthye duke i thënë se politika “ka nevojë për qëndrestarë dhe jo kur nuk bëhesh deputet të thuash se partia është e keqe”.
“Kjo e dëmton Partinë Demokratike sepse gjithmonë ka pasur individë që kur nuk janë bërë deputetë kanë thënë që PD-ja është e poshtër”, tha Koka.
Sula iu përgjigj: “Në 2013 dhe 2015 partia ime ma vodhi mandatin, por nuk e hapa gojën unë.
(A2 Televizion)