“Kolegët e SPAK”...për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kjo fjali e thënë pas marrjes në pyetje për 8 orë nga SPAK, tregon gjendjen reale mendore të Erion Veliaj.
“Në këtë kuadër mendoj se Veliaj i cili siç e thatë vetë me hipokrizinë që e karakterizon se ka shkuar si koleg për të inspektuar punë e SPAK zbulojnë çfarë gjendje mendore ndodhet ai, për këtë gjëja më e fundit që duhet të bëjmë është që të bëjmë tifozin e njëri apo tjetrin, asnjë nga drejtorë nuk ka vërtetuar pa dijeninë e Veliaj”, u shpreh Basha.
Pas vënies në hetim të kryebashkiaut, Basha nuk doli që të marrë kredite si një arritje e tij apo e partisë që ai drejton. Kjo sipas tij, ka një arsye, duke mos i kursyer edhe thumbat për Belind Këlliçin. Sipas Bashës, interesi i tij apo i PD-së nuk është hakmarrje ndaj Veliaj, por drejtësi.
“Kur dikush është në SPAK për korrupsion, siç është Veliaj i denoncuar nga unë dhe PD të marrësh flamurin pasi ka shkuar në SPAK më duket pak shije e keq, SPAK duhet të hetojë pa asnjë presion, interesi im i dhe i PD nuk është hakmarrje ndaj Veliaj, por drejtësi”, u shpreh Basha.
Një përgjigje e ka pasur edhe për Ilir Metën.
“Nuk merrem më me Metën apo mashën e tij, ne punë e kemi me Ramën, me Veliaj. Mbështes çdo protestë që organizohet kundër korrupsionit qeveritar, dhe nuk dua që të futem të relativizma të tjera se s’i shërbejnë opozitarizmit në Shqipëri. (A2 Televizion)