“Kush vonoi Amistinë Penale, nuk kandidon për deputet në zgjedhjet e 2025”. Mesazhi ishte i qartë nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha për Ori Nebiajn dhe Eralda Tase Bano. Këtyre 2 emrave nga radhët e PD-së zyrtare që ngritën kartonin jeshil për Amnistinë, Basha i ka dhënë vetëm një shans, në të kundërtën tregon se nuk do përfshihen në listën për të marrë një tjetër mandat në 2025.
“E rëndë për ata deputet që ndodhet aty me mandatin opozitar, në prag të shpalosjes së ofertës së saj elektorale do të marrë parasysh edhe qëndrimet e çdo deputeti në raport me Aminstinë Penale. Është në detyrën e tyre të njoftojnë demokratët dhe votuesit demokratë, nëse vota e tyre është marrë në pretendime false, se disa kanë thënë që ato që po votonin do lironin të korruptuar”, shtoi Basha në një deklaratë për mediat nga selia e Partisë Demokratike.
Basha e quajti amnistinë si aktin më të rëndë të kësaj qeverie, si edhe një atentat ndaj reformës në drejtësi. Përveç akuzave për qeverinë, Basha ka qenë i ashpër dhe me deputetët e Rithemelimit, të cilit i quajti “pupac të Ramës”.
“Akti më i rëndë i kësaj qeverie, atentat reformës në drejtësi, është faktorë të zhveshur nga përgjegjësi opozitare për të siguruar mbijetesën e një kaste politike zgjedh interesat e veta, përpara interesave të shqiptarëve, sot është dita që çdo deputet që ka ngritur kartonin, qoftë edhe në pretendime false, të distancohet nga ky akt, heshtja e tyre i komprometon rënde si pupac të Ramës”, u shpreh Basha. (A2 Televizion)