Mesazhet politike nëpërmjet fotove, Rama nuk e poston Veliajn

Nga Fjorela Beleshi
2 Maj 2024, 22:20 | Politikë

Pas dekorimit  të Ali Ahmetit si “Qytetar Nderi” i kryeqytetit shqiptar, të ftuarit e Erion Veliaj më në krye Kryeministrin Edi Rama u zhvendosen jashtë ambienteve të Bashkisë së Tiranës.

Fotot e rasti nuk munguan, i pari që nisi t’i bëjë publike ishte zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi, duke publikuar në Instagram një selfie me Ramën dhe Veliaj me mbishkrimin: “Një selfie ikonike në një ditë speciale. Mikpritje vëllazërore Edi Rama dhe Erion Veliaj, dhe ngjarje që do të mbahet mend në nderim të Ali Ahmetit dhe shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut”.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, i cili e kishte shkrepur vetë këtë foto nga zyra e tij,  e shpërndau menjëherë edhe në llogarinë e tij, ndërsa vetë Rama jo.

Albumet fotografike nuk munguan në rrjetet sociale as nga Ali Ahmeti apo Erion Veliaj, të cilët kishin përzgjedhur të njëjtat foto familjare dhe ceremoniale.

Ndryshimin e vetëm e bëri shefi i mazhorancës Edi Rama, duke preferuar që të publikonte një shkrepje vetëm me familjen e Ali Ahmetit në hyrje të Bashkisë së Tiranës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos