Kolegji zgjedhor rrëzoi këtë të mërkurë kërkesën e koalicionit Partia Demokratike, Aleanca për Shqipërinë Madhështore për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në katër qarqe, Kukës, Lezhë, Gjirokastër dhe Korçë.
Sipas demokratëve, zgjedhjet në këto qarqe u shoqëruan me problematika të shumta dhe nuk mund të njihen, por në fund anëtarët e Kolegjit rrëzuan pretendimet e tyre.
Kjo është hallka e fundit e ankimimit nga subjektet zgjedhore për pretendimet e tyre për parregullsitë në 11 maj, ndërsa rrëzimi i opozitës edhe në Kolegj i hap rrugë certifikimit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare. (A2 Televizion)