"Nuk kishte zgjedhje", Bardhi: Ne 11 Maj, Shqipëria beri regres, s’u garantuan parimet themelore

Nga A2 CNN
18 Qershor 2025, 17:26 | Politikë

"Nuk kishte zgjedhje", Bardhi: Ne 11 Maj, Shqipëria beri regres,

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demonratike, Gazment Bardhi, ka ngritur në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asocimit, shqetësimin për atë që ai e cilësoi si farsën elektorale të 11 Majit.

Bardhi gjatë fjalës së tij theksoi se zgjedhjet u zhvilluan në një klimë ku prej 12 vjetësh nuk refelektohet asnjë nga gjetjet apo rekomandimet e OSBE-ODIHR, shkruan A2 CNN.

Ai shtoi se në zgjedhjet e 11 majit ka regres dhe cënim të parimit themelor të zgjedhjeve; lirisë dhe barazisë në zgjedhje.

Fjala e plotë: 

Te nderuar kolege,

Shqiperia hapi negociatat, ne nje proces qe ben bashke mazhorancen dhe opoziten. Ajo qe na ndane eshte nese ky process do jete nje proces qe e ben Shqiperine si Europa, apo do te mbyllim syte ku Shqiperia ben hapa pas ne standardet minimale te nje shteti demokratik. 

Në 11 Maj Shqipëria mbajti zgjedhje të përgjithshme parlamentare, në një klimë ku prej 12 vjetësh nuk refelektohet asnjë nga gjetjet apo rekomandimet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet në Shqipërisë. Kjo bën që nga një proces zgjedhor në një tjetër Shqipëria të bëjë vetëm hapa pas. 

Unë nuk do të flas sot këtu si dëshmitar i atij procesi. Nuk do të flas me gjuhën e opozitës, por me gjetjet, gjuhën dhe konstatimet e raportit paraprakt të OSBE-ODIHR. Nuk ka progress, nuk ka standarde, ka regres dhe cënim të parimit themelor të zgjedhjeve; lirisë dhe barazisë në zgjedhje.

Raporti Paraprak i OSBE-ODIHR thekson:

1.      Zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 u mbajtën në një mjedis tejet të politizuar, ku garuesit nuk gëzuan mundësi të barabarta. Mundësitë e garimit nuk ishin të barabarta. Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjërë i burimeve shtetërore dhe kapaciteteve institucionale, duke përfshirë edhe bërjen publike vetëm pak kohë para ditës së zgjedhjeve të faljes së një numri të madh gjobash, dhe zyrtarët e lartë qeveritarë u angazhuan në një numër të madh aktivitetesh zyrtare që shpesh përkonin me mesazhet e fushatës, duke e bërë të paqartë vijën ndarëse mes shtetit dhe partisë. Pati pretendime për presion ndaj nëpunësve të administratës publike, raste intimidimi të mbështetësve të opozitës, si dhe përdorim të rrjeteve të patronazhimit, cka bie ndesh me standardet ndërkombëtare. Cështje të tjera shqetësuese përfshijnë raportimet për shit- blerje votash, tentativat për të ndikuar pa të drejtë tek zgjedhësit e marxhinalizuar, si dhe pretendime për ndikim të elementëve kriminalë në disa parti politike.

2.      Kandidatët raportuan se u përballën me intimidim.

3.      Përqendrimi i pronësisë së mediave, që minon pluralitetin e burimeve të lajmeve, së bashku me autocensurën mes gazetarëve, kufizuan mundësitë e zgjedhësve për të bërë një zgjedhje të informuar. 

4.      Disa llogari [në rrjetet sociale] të palësh të treta raportohet se përdorën një sjellje të koordinuar joautentike në platformat online për të amplikuar sulmet ndaj opozitës. Ndalimi nga qeveria i platformës TiktTok që prej 6 marsit kufizoi mundësitë e disa kandidatëve për fushatë.

5.      Disa bashkëbisedes të MVZ-së së ODIHR-it ngritën pikëpyetje lidhur me efikasitetin e policisë në trajtimin e krimeve zgjedhore dhe efikasitetin e përpjekjeve kundër krimit të organizuar të lidhur me politikën.

6.      Dita e zgjedhjeve…pati një numër të lartë vlerësimesh negative, kryesisht për shkak të mangësive procedurale dhe një niveli presioni mbi votuesit. Parregullsitë serioze që u vërejtën përfshinin një numër të konsiderueshëm incidentesh të frikësimit dhe ndërhyrjes së vëzhguesve dhe përfaqësuesve të partive në proces, ndikim tek zgjedhësit dhe pretendime për shit-blerje votash. Përvec kësaj, fshehtësia e votës u kompromentua shpesh për shkak të mënyrës së organizimit të qendrave të votimit, mbipopullimit dhe ndërhyrjeve.”

Kam konsultuar gjatë këtyre ditëve raportet e OSBE-ODIHR për vendet anëtare të BE apo vendeve kandidate të BE. Askund nuk gjen që OSBE-ODIHR të vendos në diskutim lirinë dhe barazinë në zgjedhje. Ka patur vetëm një raport të ngjasëhm me atë të Shqipërisë 2025, por edhe ai shumë herë me më pak problematika, është Raporti për zgjedhjet e 2023 në Serbi. Unë mendoj që Shqipëria nuk duhet të afrojë apo tejkalojë standardet e zgjedhjeve në Serbi, por duhet të afrojë dhe tejkelojë standardet e zgjedhjeve në vendet e Bashkimit Europian. Nuk mund të ketë proges as në luftën ndaj korrupsionit, as në luftën kundër krimit të organizuar, as në sektor të tjerë themelor, pa garantuar zgjedhjet të lira dhe të ndershme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos