“Zëri i Ilir Metës do të kumbojë më fort se kurrë në Parlamentin e ri"

Nga A2 CNN
18 Qershor 2025, 13:26 | Politikë

“Zëri i Ilir Metës do të kumbojë më fort se

Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, deklaroi për A2 CNN se “zëri i Ilir Metës do të kumbojë më fort se kurrë në Parlamentin e ri”.

“Në Parlamentin e ri zëri i 4 deputetëve të Partisë së Lirisë do të jetë baraz me 40 deputetë. Është përgjegjësia jonë e madhe për të dhjetëfishuar aksionin opozitar, si një mënyrë që do t’i japë fund një Parlamenti që nuk përfaqëson vullnetin e shqiptarëve, por vetëm atë politik të Edi Ramës”, tha Blushi.

“Zëri i deputetëve tanë do të dëgjohet fort dhe më e rëndësishmja, zëri i Ilir Metës do të kumbojë më fort se kurrë në Parlamentin e ri”, shtoi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos