Komisioni i dezinformimit, socialistët nisin punën pa opozitën, Braçe fton edhe partnerët

Nga Ervin Koçi
26 Qershor 2024, 14:24 | Politikë

Komisioni i posaçëm parlamentar kundër dezinformimit nisi veprimtarinë me gjysmën e sallës bosh. Opozita nuk iu përgjigj ftesë së socialistëve për t’u bërë pjesë e nismës, por kjo nuk ishte shkak që mazhoranca të mos niste veprimtarinë.

Erion Braçe që rikthehet të drejtojë një komision parlamentar pas gjashtë vitesh, sqaroi disa herë objektin e komisionit duke tentuar të heq drojet e opozitës, se mund të cenohet liria e medias.

“Për të zbehur çdo lloje dyshimi të ngritur apo paragjykimi edhe mbi mosbesimin dua të theksoj se objekti i punës së këtij komisioni nuk do të jetë individi në lirin e tij të shprehjes, apo viktimë e mbështetur në dezinformim”, tha Braçe.

Thirrjeve të Braçes iu bashkua edhe Bledi Çuçi duke shtuar se pjesëmarrja në komision duhet të tejkalojë qëllimet politike. “Nuk duhet të mendojnë për një mandat tjetër parlamentar”, tha Çuçi.

Në mbledhjen e parë, anëtarët e shumicës miratuan projektvendimin që i kërkon asistencë BE-së dhe SHBA-së në veprimtarinë e komisionit kundër dezinformimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos