Rriten më tej rrogat në administratë, mesatarisht shkon 105 mijë lekë

Nga A2 CNN
26 Qershor 2024, 13:17 | Politikë

Rritja e mëtejshme e rrogave në administratën publike, siç ishte njoftuar edhe më herët, është miratuar në mbledhjen e radhës së qeverisë.

Në një reagim për mediat pas mbledhjes, ministri Meta tha se me vendimin e sotëm avancohet faza e dytë e politikës së rritjes së pagave, e cila ka nisur në vitin 2023, ku përfitojnë rreth 135 mijë punonjës të administratës shtetërore.

Ministri theksoi faktin se me zbatimin e kësaj politike paga mesatare në sektorin publik synohet të arrijë në 105 mijë Lekë.

Nga politika e rritjes së pagave, vijoi më tej Ministri Mete, do të përfitojnë: punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar; punonjësit e sistemit shëndetësor; punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit (Policia e Shtetit, Policia e Burgjeve, Garda e Republikës, Forcat e Armatosura, Mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi); si edhe punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore.

Nga kjo politikë përfitojnë

1.Punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar;

2.Punonjësit e sistemit shëndetësor;

3.Punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit:

- Policia e Shtetit

- Policia e Burgjeve

- Garda e Republikës

- Forcat e Armatosura

- Mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi

Si edhe punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore.

Ministri Mete informoi se, me ndryshimet ligjore të miratuara, parashikohet të realizohet indeksimi i të gjitha pagave në administratën publike me normën e inflacionit në fuqi, indeksim që do të realizohet në vazhdimësi çdo dy vjet, duke filluar nga viti 2026.

Rritja e pagave do të reflektohet prej 1 korrikut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos