Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, Rama: S’është frikë nga SPAK, por vullnet shtetbërës

Nga A2 CNN
28 Korrik 2024, 13:57 | Politikë

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, Rama: S’është

Ngritja e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, për kryeministrin Edi Rama nuk është frikë ndaj SPAK. Në fjalën e tij në Kongresin e partisë Socialiste, Rama dhe së kjo nismë është në kuadër të integrimit të Shqipërisë në BE.

Akuzat për frikë ndaj SPAK i quajti si “skeçe” nuk kanë asnjë vend,.

“Atyre që e mendojnë pse u kujtua Rama 11 vjet për të luftuar korrupsionin, u them hapeni dhe përpiquni ta lexoni raportin e skanimit të thelluar të BE dhe aty janë faktet reale qoftë për sa është luftuar si është luftuar, apo sa pjesë të rekomandimeve të BE që duhet t’i plotësojmë në 2030 janë për sistemin e drejtësisë, janë më shumë se gjysma, atëherë si mundet ne të mos marrim përsëri inciativën që të krijojmë një kapacitet institucional që i mungon Shqipërisë dhe që i duhet në këtë fazë në parlament”, tha Rama.

Për Ramën, ky është një tregues i një vullneti shtetbërës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos