Komisioni Rregullator certifikoi rezultatin, Berisha: Nuk i njohim zgjedhjet, ishin farsë!

Nga A2 CNN
28 Gusht 2025, 13:55 | Politikë

Komisioni Rregullator certifikoi rezultatin, Berisha: Nuk i njohim zgjedhjet,

Pak pasi Komisioni Rregullator miratoi në tërësi me 3 vota pro dhe dy kundër rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kryedemokrati Sali Berisha në një konferencë për mediat nga selia blu konfirmoi se Partia Demokratike nuk do ta njohë procesin e 11 majit.

Nuk i njoh zgjedhjet, e kemi deklaruar. Përfaqësuesit tanë mbajtën një qëndrim dinjitoz në komision. Shprehën mendimet, këto ishin një farsë e vërtetë elektorale”, tha Berisha për gazetarët.

Në vijim, lideri i opozitës nënvizoi se “ky është qëndrimi ynë dhe ne e kemi shprehur këtë”.

Nga procesi zgjedhor i 11 Majit, Partia Soscialiste doli fituese duke marrë 83 mandate, ndërsa koalicioni PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore arriti të fitojë 50 mandate.

Mandatet e tjera ndahen kështu: PSD me 3 mandate, Partia Mundësia me 2 mandate, Lëvizja Bashkë me 1 mandat dhe Shqipëria Bëhet me 1 mandat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos