Korreshi: Dy standarde për Ahmetajn dhe Berishën; Dumani përgjigjet në Kuvend

Nga A2 CNN
15 Korrik 2024, 13:49 | Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, gjatë raportimit të kreut të SPAK-ut në Kuvend, deklaroi se u ndoqën dy standarde për çështjen ndaj Arben Ahmetajt dhe Sali Berishës.

Korreshi theksoi më tej përballë Dumanit se edhe për çështjen e inceneratorëve nuk është marrë asnjë masë.

“Për zotin Ahmetaj është dërguar një dokumentacion në Këshillin e Mandateve dhe më pas është hequr imuniteti. Gjatë seancës me dyer të mbyllura kemi kërkuar të merrej masa, pasi zoti Ahmetaj po “çante ferrën”. Për Berishën nuk u mbajt ky standard. Për inceneratorët nuk kemi asnjë masë të re për këtë aksionin e fundit të SPAK, apo kanë “çarë ferrën” edhe ata?”, tha Korreshi.

Dumani u përgjigj: “Të dyja janë çështje në hetim paraprak dhe nuk flas dot. Është hetim kompleks dhe përfshin disa struktura. Nuk mund të ndaj asgjë më tepër. Kur të kemi një konkluzion të saktë, do të dalim për një njoftim për mediat”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos