KQZ regjistron koalicionet parazgjedhore

Nga Ervin Koçi
4 Mars 2025, 16:36 | Politikë

KQZ regjistron koalicionet parazgjedhore

Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi miratoi regjistrimin e 3 koalicioneve parazgjedhore për parlamentaret e 11 majit. Pas mbarimit të afatit ligjor, KQZ procesoi me regjistrimin e subjekteve.

Numrin më të madh të partive e ka koalicioni PA-Aleanca për Shqipërinë Madhështore të kryesuar nga Sali Berisha me 26 te tilla, ndjekur nga koalicioni “Nisma - Shqipëria Bëhet” me tre parti dhe drejtuar nga Adriatik Lapaj; dhe “Djathtas për zhvillim” me dy parti drejtuar nga Dashamir Shehi.

Pas regjistrimit te koalicioneve afati i radhës është ai për regjistrimin e kandidateve për deputet ku afati për dorëzimin e listave shumëemërore skadon ne 12 mars. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos