Dy anëtarët e propozuar nga opozita pranë komisionit rregullator kërkojnë mbledhjen e këtij organi për të marrë vendimin për shtyrjen e afatit për regjistrimin e emigranteve me 5 ditë.
Kërkesa e tyre është komform linjës së demokratëve, por jo me atë të socialistëve ku këta të fundit, u shprehën një ditë më parë, se janë të gatshëm të japin dakordësinë që afati të shtyhet vetëm për aplikimet që kanë rezultuar të pasuksesshme, shkruan A2 CNN.
Këtë qasje të mazhorancës, Sali Berisha e komentoi si shprehje të frikës që ka kapur Kryeministrin nga vota e diasporës.
Pa një dakordësi ndërmjet PS dhe PD, afati i regjistrimit të emigrantëve përfundon mesnatën e sotme, dhe vendimmarrja finale pritet të merret në mbledhjen e njoftuar për në orën 16:30.
Deri më tani janë regjistruar me sukses rreth 228 mijë qytetarë dhe 42 mijë aplikime të tjera janë refuzuar. (A2 Televizion)