Deputeti Luan Baçi: Policia më vendosi pistoletën në gjoks

Nga A2 CNN
17 Tetor 2024, 12:16 | Politikë

Deputeti Luan Baçi: Policia më vendosi pistoletën në gjoks

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, pretendon se një prej policëve te Kuvendi e ka kërcënuar atë me armë.

Ai thotë se polici ka nxjerrë armën duke e kërcënuar atë. “Ne ishim duke hyrë brenda dhe e gjithë policia me skafandra... nxori pistoletën dhe ma vendosi te gjoksi, duke më shtyrë tutje. Ata plehra që janë aty. E nxori pistoletën dhe pastaj nisi të gjuajë me atë. Aty ishin shumë, por me mua u përplasën”, tha Baçi, shkruan A2.

Akuza ngriti edhe Gaz Bardhi, duke thënë se dy deputetët e PD-së Nallbatin dhe Baçin janë kërcënuar me armë nga një prej policëve.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos