"Kryeministra kanë vrarë veten dhe ministra janë pushkatuar", Rama për Reformën në Drejtësi: Ta mbrojmë nga politikanët

Nga A2 CNN
27 Prill 2025, 11:32 | Politikë

"Kryeministra kanë vrarë veten dhe ministra janë

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me studentë dhe pedagogë në Vlorë, ka theksuar se, ndonëse ka pasur raste ku politikanë dhe figura të larta kanë vuajtur pasojat e veprimeve të tyre, nuk ka pasur ende një rast ku një person me pushtet të jetë dënuar nga një gjykatë e pavarur në Shqipëri.

Kryesocialisti ka shtuar se ky është një objektiv që duhet të bëhet një normë e padiskutueshme në vendin tonë, shkruan A2.

“Barazia para ligjit duhet të jetë e garantuar pavarësisht fuqisë ekonomike apo fuqisë politike të njerëzve. Ka pasur kryeministra që kanë vrarë veten nën presionin e pushtetit apo ministra të pushkatuar apo dënuar, por nuk ka pasur asnjë çështje ku një prokuror ka sjellë para gjykatës një person me pushtet dhe të jetë dënuar nga një gjykatë e pavarur", u shpreh Rama.

"Kjo duhet të kthehet në normë, por për këtë kjo përpjekje me drejtësinë duhet mbrojtur nga politikanët shqiptarë. Ndërsa sot PS e mbron, kjo nuk do të thotë që nuk ka kthim pas. Nuk do të ketë kthim vetëm nëse hyjmë në Bashkimin Europian”, shtoi kryeministri.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos