Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se në 11 maj ai do të zgjidhet deputet me një rezultat historik, që sipas tij, LSI nuk e ka parë ndonjëherë më parë.
Komentet Meta i bëri në emisionin ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, teksa ndodhet në paraburgim me akuza për korrupsion.
Meta sulmoi gjithashtu Edi Ramën, duke thënë se ai duhet të ishte në burg, por sipas tij, fatkeqësisht në vend të kryeministrit, në burg ndodhen Erion Veliaj, Ilir Beqaj, Lefter Koka, Alqi Bllako dhe të tjerët.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Andrea Danglli: Nisur nga fakti që gjendeni në paraburgim dhe nuk e dimë ende se si do shkojë procesi ndaj jush, në këto kushte, si do ti përfaqësoni qytetarët e Tiranës në Kuvend nëse zgjidheni deputet?
Ilir Meta: Unë do zgjidhem pa asnjë diskutim me një rezultat që kurrë LSI se ka arritur dhe do I mbroj si askush tjetër interest e Tiranës dhe qytetarëve të saj.
Isha unë si Kryeministër që I ktheva Tiranës parkun “Rinia” në Maj-Qershor 2001 dhe që nisa operacionin e pastrimit të Lanës.
Isha unë si kryeministër që mora me vendim të vecantë në mbrojtje Teatrin dhe zonën muzeale.
Po kështu si president shkova vetë në Gjykatën Kushtetuese për të parandaluar shkatërrimin e paligjshëm dhe barbar të Teatrit nga Edi Rama.
Në shtator unë betohem si deputet i Tiranës dhe do jem zëri i tyre më I fuqishëm dhe qeverisjen e vendit.
Po kështu do jem edhe me Erisa Xhixhon që ka qenë një nga 5 deputetet më active të kunvendit gjatë këtij mandate dhe kryekëshilltarin anti-korrupsion në Këshillin e Tiranës I cili e coi para drejtësise kryebashkiakun, para SPAKU-t dhe për një krim madhor që I ka kushtuar 140 milionë euro qytetarëve të Tiranës, e për të cilin SPAK-u fle, se aty është vetë Edi Rama urdhëruesi dhe përfituesi kryesor I aferës që vazhdon.
Andrea Danglli: Ka shumë zëra në opinionin publik që thonë se mandati i deputetit ju nevojitet për të mbrojtur veten dhe jo qytetarët. Si do veproni për të mos e kthyer fushatën në një betejë personale për të mbrojtur veten, por të përqëndrohet tek interesat e qytetarëve.
Ilir Meta: Unë smerrem me zërat sorosistë se unë skam nevojë për të mbrojtur veten nga asgjë.
Edi Ramës i duhet me cdo cmim pushteti se e di që Erion Veliaj, Ilir Beqja, Lefter Koka, Alqi Bllako e shumë të tjerë po bëjnë burgun e tij.
Unë skam asnjë shkelje ligji në gjithë jetën time, e nëse do kishte një të tillë procesi ndaj meje do kishte nisur prej kohësh, por këta banditë ecin me faktin e kryer që të grabisin zgjedhjet e pastaj të bëhet ctë bëhet.
Pastaj besoj ju e keni ndjekur fushatën time, ajo promovon programin e Aleancës për Shqipërinë Madhështore e nuk merret me cështje personale.
Por të mos harrojmë se rrëmbimi im criminal nuk është cështje personale, por do hyjë në histori si një nga aktet më anti-shtetërore me qëllim terrorizimin e qytetarëve dhe kundërshatrëve politikë.
Përgjigjen do e mari në 11 Maj me votën që do të shkojë për Ilir Metën.
Ndërkohë që kuptohet se si shkelen të drejtat e qytetarëve të tjerë.
Mbi 2\3 në burgje janë të paraburgosur, pra të pagjykuar. Jua them me bindje se shumica e tyre ose janë të pafajshëm ose kanë harruar ti hetojnë.
Ka nga ata që në dy vite paraburgim janë pyetur vetëm njëherë.
Këtu kam parë që ka grup të strukturuar kriminalpse kanë ngrënë një drekë në Përmet për të trukuar një ndeshje të kategorisë së dytë në futboll, por nuk kam parë grup të strukturuar criminal as për inceneratorët as për 5D.
Drejtësia e statistikave të rrejshme është një problem I madh për shoqërinë se janë mijëra e mijëra familje që vuajnë mungesën e të afërmve të tyre e sidomos mijëra fëmijë të mitur, shumë prej të cilëve I shoh këtu kur vijnë të takojnë prindërit e tyre që ose mbahen kot ose u zvarritet hetimi pambarimisht.
Reformimi I Kodit Penal dhe politikave penale do të jetë prioritet I imi dhe I Partisë së Lirisë për ti dhënë fund hapësirave abusive që keqperdoren nga prokurorë e gjykatës.
Pra edhe kjo përvojë personale do më ndihmojë të zgjidhë një interes të madh public.
Po kështu përmirësimi i kushteve menjëherë për punonjësit e burgjeve do të jetë prioritet I imi dhe Partisë së Lirisë.
Rritja e menjëhershme e pagave të tyre do jetë prioritet, se këta edhe një vakt ushqimi që iu takon nuk ua japin, ndërkohë që stresi I tyre është shumë I lartë për arsye të sigurisë që duhet të garantojnë cdo sekondë.
Është skandal që në burgun e sigurisë së lartë në Tiranë të ikin dritat apo të mos ketë ujë.
Andrea Danglli: Ish-kryetarja e Partisë së Lirisë, znj.Monika Kryemadhi po bën fushatë për ju në Tiranë, si e keni pritur këtë iniciativë?
Ilir Meta: Të gjithë ata që janë sinqerisht kundër regjimit, janë të mirëpritur në fushatë. (A2 Televizion)