Kryetarja e gruas dha dorëheqjen, Partia e Lirisë: Ishte e komanduar në detyrë!

Nga A2 CNN
12 Mars 2025, 14:04 | Politikë

Kryetarja e gruas dha dorëheqjen, Partia e Lirisë: Ishte e komanduar

Partia e Lirisë përmes zëdhënëses për media ka reaguar për largimin nga kjo forcë politike të kryetares së Lëvizjes së Gruas për Integrim në, Esmeralda Demiraj.

Demiraj në postimin në rrjetin social Facebook ku komunikonte largimin nga funksionet drejtuese shprehet se misioni i saj nuk ka përfunduar këtu, por do të kërkojë mundësi të reja ku vlerësohet meritokracia.

Por për Partinë e Lirisë, Demiraj asnjëherë nuk ka qenë e zgjedhur si kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim dhe në reagimin e tyre nënvizohet se forcës politike nuk mund t’i bëhet presion me largim, në rast se nuk e ke emrin në listat e kandidatëve për deputetë.

“Znj. Esmeralda Demiraj, mund të japë dorëheqjen edhe nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, në rast se është e zgjedhur edhe atje, por ajo asnjëherë nuk ka qenë e zgjedhur Kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim, por e komanduar në këtë detyrë me kërkesën dhe insistimin e vazhdueshëm të saj. Së dyti, askush nuk mund t’i vendosë kushte Partisë së Lirisë, sidomos në këtë situatë të jashtëzakonshme, që nëse nuk është kandidat/e për deputet/e largohem nga partia”, thuhet në reagimin e PL. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos