I pyetur se ku e gjen këtë besim për anëtarësim në Bashkimin Europian, për të cilin po kërkon edhe votën e shqiptarëve më 11 maj, kryeministri Edi Rama u përgjigj se Europa është në një situatë të re që kërkon të zgjerohet. Në rubrikën Sy m’sy, kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria ka arritur Malin e zi, që i hapi negociatat që në 2012-ën dhe ka lënë pas Serbinë që i hapi në 2014-ën.
"Sepse për këtë më keni zgjedhur dhe për këtë më paguani. Arsyet pse e kam këtë besim janë ato që mund ti shohësh edhe ti. Është një situatë e re për Europën. Europa kërkon të zgjerohet dhe duhet t’i kesh dëgjuar që me vetë me gojën e komisioneres së zgjerimit Marta Kos që ishte në Shqipëri. Europa thotë që deri në 2027 duhet të mbyllim negociatat me Shqipërinë. Mali i zi ka qenë në 2012 që i ka hapur dhe ne e kemi arritur dhe jemi krah për krah. Serbia që i ka hapur në 2014 është pas nesh. Mundësia e parë jemi ne. Më 11 maj ne e ndajmë këtë punë nëse ka një votë plebishitare për të hyrë në Europë do të jetë shumë më e lehtë për ne. Ne mbarojmë negociatat në 2027 dhe duhet të vrapojmë dhe nuk duhet të ndalemi”. (A2 Televizion)