Nga sot TikTok jashtë funksionit, Rama: Procedura e mbylljes përfundoi, mos përdorni VPN

Nga A2 CNN
27 Mars 2025, 08:47 | Politikë

Nga sot TikTok jashtë funksionit, Rama: Procedura e mbylljes

Në rubrikën “Sy m’Sy”, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga dita e sotme ka përfunduar procedura për mbylljen e TikTok, duke bërë që platforma të dalë plotësisht jashtë funksionit në Shqipëri.

Shefi i qeverisë po ashtu i këshilloi qytetarët që të mos përdorin VPN për të rifituar aksesin në TikTok, pasi sipas tij u rrezikohen seriozisht të dhënat personale nga hacker-at.

“Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar për telefonat smart dhe nga ana tjetër, mënyra për t’ju shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme pasi dihet botërisht se hackerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit. Kijeni parasysh këtë gjë dhe duroni pa TikTok për ca kohë deri kur të përfundojmë programin e përbashkët me kompaninë, e cila do të vijë së shpejti në Shqipëri dhe do të paraqesë planin për adoleshentët”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos