“Fizikisht nuk puqemi, po zemrën e kemi të lidhur”. Kështu iu përgjigj kryeministri Edi Rama njërit prej ndjekësve në rubrikën “Sy m’sy” kur e pyeti se kur do të takohet me Lulzim Bashën.
“E do me autograf? Për foto nuk e di se fizikisht nuk puqemi, po zemrën e kemi të lidhur jemi të lidhur me zemër. Jemi larg syve dhe sytë në zemër”, u përgjigj Rama.
Kreu i qeverisë dhe Lulzim Basha prej disa ditësh vijojnë batutat dhe ironitë për njëri-tjetrin në rrjetet sociale. (A2 Televizion)