“Ku i ke shokët?”- Basha “thumbon” sërish Ramën nga Athina: Tramin nuk e doje ti se s’vidhje dot

Nga A2 CNN
23 Mars 2025, 14:34 | Politikë

“Ku i ke shokët?”- Basha “thumbon” sërish

Drejtuesi politik i ‘Koalicionit Euroatlantik’, Lulzim Basha, ka ‘thumbuar’ sërish ditën e sotme kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit e përmendi në një takim në Vlorë.

Përmes një videoje nga Athina ku shfaqet me një emigrant shqiptar, Basha pyet sërish kryeministrin se ku i ka shokët, pyetje të cilën e kemi dëgjuar shpesh gjatë këtyre ditëve.

Lidhur me tramvajin e premtuar nga ish-kryedemokrati gjatë kohës që ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, Basha thotë se ishte Edi Rama që nuk e pranoi ndërtimin e tij, pasi sipas tij, atje kryeministri aktual nuk kishte mundësi të vidhte.

Basha thotë se Rama kishte prioritet inceneratorët që bashkë me kryebashkiakun e arrestuar, Erion Veliajn, të mund të vidhnin sa më shumë.

“O Rame, nga Athina Rame të pyesin ku i ke shokët. Ti merresh me tramin, por tramin nuk e deshe ti mër Rame, se nuk vidhshe dot me tramin. Ishte Franca mbrapa. Edhe i the Presidentit Holand ‘nuk e kam prioritet’. Se kishe prioritet inceneratorët me lali Erin mër Rame, të vidhshe sa më shumë. Ku e ke lali Erin mër Rame, ça ka ndonjë të re sot nga Durrësi. Eh mër Rame, 7x7 bëjnë 313”, tha Basha, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos