Kush do të ulet në vendin e saj në Kuvend? Açka: Karrigen time le ta zërë Zegjineja

Nga A2 CNN
4 Shtator 2025, 21:21 | Politikë

Në intervistën e saj në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, deputetja në largim Flutura Açka iu përgjigj edhe pyetjes në lidhje me preferencat e saj për ndonjë koleg të mundshëm, që mund të ulet në karrigen që do të lërë bosh në Kuvend.

Sa i përket kolegëve demokratë ajo tha se nuk ka ndonjë preferencë dhe i takon kryetarit të Grupit Parlamentar që ta vendosë, ndërsa rrëfeu edhe detaje nga vendimi i Gazment Bardhit për t’ia dhënë asaj mundësinë që të ulet në karrigen e Berishës, pasi ky i fundit ndodhej në arrest shtëpie.

“Le ta zgjidhi kryetari i grupit, nuk e di. Ky është vendi i Berishës dhe më çuan me dënim. Pra se më thatë si është problemi me zotin Bardhi. Më çoi me dënim tek vendi i Berishës. Se nuk ishte dhe aq pa qëllim vendi i Berishës. Në fakt unë u gëzova tek vendi i Berishës., sepse zoti Berisha është lexuesi im. Ato të tjetër as se dinë fare kush jam unë, se po ta dinin kush jam nuk do e ngrinin dorën me aq lehtësi. Kurse zoti Berisha më ka lexuar mua dhe veprat që kam botuar unë dhe më ka përgëzuar kur ka ardhur nëpër panaire. Kujtoi se më bëri sfidë mua por më nderoi zoti Bardhi. Sepse unë s’kam asgjë personale me zotin Berisha dhe askënd”, rrëfeu Açka në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

Kur u pyet për kolegët socialistë, ajo shprehu dëshirën që në ulësen e saj në Kuvend gjatë legjislaturës së ardhshme, të shohim deputeten e dalë nga qarku i Fierit për socialistët, Zegjine Caushi.

“Nga kolegët nuk e di. Këtu i bie socialistëve tani. Sepse janë 83, ku do shkojnë këto? Do na marrin neve ulëset. Kjo karrige do jetë socialiste. A nuk është fatale? A nuk është e shëmtuar? Nga socialistët nuk e di. Zegjineja mbase. Le të ulet Zegjineja. Zegjineja bëri bujë në zgjedhje me mënyrën e saj. Ka përgëzimet e mia, se di si do të performojë si deputet por le të ulet dhe Zegjineja. Jam shumë bujare, të ulet Zegjineja”, tha Açka në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

Sa i përket rrjedhës që do të marrë jeta e saj pas përfundimit të mandatit të deputetes, Açka tha se do t’i rikthehet letërsisë, duke qenë shkrimtare me kohë të plotë.

“Unë më në fund do të jem shkrimtare me kohë të plotë. Është një gjë shumë e bukur sepse gjithë jetën time, edhe si shkrimtare më është dashur të mbijetoj, të bëj edhe një punë tjetër. Sepse kjo politika pra, nuk ka mundësi kjo politika ti mbaj 10-20-100 shkrimtarë... T’i njohësh si profesionistë. Unë do të jem shkrimtare. Kam një material që kam vite. E kam bërë me fragmente për shkak të impenjimeve politike”, zbuloi Açka në  “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos