“Vetë Berisha duhet të kuptojë momentin kritik të PD”, Açka: Duhet marrë kthesë e fortë

Nga A2 CNN
4 Shtator 2025, 20:57 | Politikë

Flutura Açka, e ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, deklaroi se “Partia Demokratike duhet të marrë një kthesë të fortë” dhe shtoi se “rruga më e mirë do të ishte që vetë zoti Berisha të kuptojë momentin kritik të Partisë Demokratike”.

“Unë them që më mirë mos të shkojmë drejt një foltoreje të dytë sepse mund të na çojë drejt një tjetër ndarjeje. Ngaqë nuk u projektua mirë në shtator 2021, shkoi këtu Partia Demokratike. Rruga më e mirë do të ishte që vetë zoti Berisha të kuptojë momentin kritik të Partisë Demokratike. Pas dy vitesh nuk mund të shkojmë më kështu”, u shpreh Açka.

“Sot duhet marrë kthesa e fortë. Duhen disa njerëz që t’i thonë zotit Berisha në foltore që ka ardhur koha që të europianizohemi. Duhen thënë gjërat, nuk duhet të fshihemi. Unë për këtë ndoshta mund të jem ndëshkuar, por e kam të nevojshme t’i them gjërat”, deklaroi Açka.

“Ne kemi nevojë të ndryshojmë në koncept, në mentalitet që të ndryshojmë Partinë Demokratike. Vetëm me frymë të rastësishme nuk ecim dot”, shtoi Flutura Açka.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos