Lajmi për heqjen e non gratës, Boçi-socialistëve: Berisha ju mundi të gjithëve. Keni vite që hidhni baltë mbi të!

Nga A2 CNN
11 Qershor 2026, 11:20 | Politikë

Lajmi për heqjen e non gratës, Boçi-socialistëve: Berisha

Nënkryetari i PD Luçiano Boçi, duke iu referuar lajmit për heqjen e non gratës për kryedemokratit, iu drejtua socialistëve duke u shprehur se "Berisha ju mundi të gjithëve ju”.

Duke folur në Kuvend Boçi e konsideroi këtë ditë krenarie, por jo ekzaltimi, duke shtuar se tanimë janë hedhur poshtë shpifjet, mashtrimet dhe balta që PS ka vite që hedh ndaj Berishës dhe PD-së.

Sot s’jemi të ekzaltuar, jemi krenar, Sali Berisha ju mundi të gjithëve ju që jeni këtu. Hodhi poshtë gjithë shpifjet tuaja, mashtrimet dhe baltet që keni vite e vite që hidhni mbi atë burrë dhe PD-në. Sot është ditë krenarie për ne, jo ekzaltimi, dhe është dita që të kërkoni ndjesë. Frika juaj sot është bërë sa një mal. Frika juaj sot nuk ndalet. Ju vazhdoni mashtroni sepse ju nuk merrni mësime nga historia. Ka dalë dje kryeministri juaj dhe pa pikë turpi ka deklaruar se ata protestues kanë dalë sepse është hequr statusi i Zvërnecit. Po çfarë statusi ka patur Zvërneci?!”, u shpreh Boçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos