“Ramën do e çojmë në burg si Veliajn”- Berisha nga protesta: Do ja mbathni si minjtë, s’keni shpresë

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2025, 18:51 | Politikë

“Ramën do e çojmë në burg si Veliajn”- Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se është çështje kohe që qeveria Rama të bjerë.

Komentet Berisha i bëri në fjalën e tij gjatë protestës së opozitës, ku tha se anëtarët e qeverisë Rama do ja mbathin si minjtë, njësoj siç sipas tij, ja mbathën edhe kupola e regjimit komunist.

Berisha shtoi gjithashtu se kryeministri Rama është i pashpresë dhe sipas tij, ai do i bashkohet në burg kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas Berishës, numri i lartë i policëve që kanë rrethuar Kryeministrinë është një tjetër tregues se fundi i qeverisë Rama është i afërt, shkruan A2 CNN.

“Shikoni si e kanë rrethuar, me policë dhe ushtarë. Edvin përfundimisht je i pashpresë, fundi yt nga ky shesh do të vijë. Ne jemi në një regjim i cili dhunon votën e lirë, i cili shtyp opozitën, i cili është i kalbur nga koka te këmbët dhe nuk pritet gjë tjetër veç betejës dhe qëndrimit tonë, për ta arkivuar në histori këtë regjim që mendon se do mbahet në këmbë me Skapin e partisë.

Por idealet janë forca nukleare e njeriut dhe shoqërisë, që asgjë nuk i reziston. Ndaj edhe ju ftoj në këtë mision që të vazhdojmë betejën tonë si misionarë. Gjysma e kaq sa jemi këtu, Erion Velinë, Lali vjedhësin, e nisëm atje ku e ka vendin.

Këta që kemi këtu, Lubinë me Ramaduron do i nisim te Erion Veliaj. Janë këtu rreth 2000 pocilë. Ky është fundi i regjimit. Edhe në diktaturën komuniste kështu bënin, na rrethonin me policë e ushtarë, por në fund ja mbathën si minjtë. Si minjtë do ja mbathin edhe këta, s’kanë shpresë”, tha mes të tjerash Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos