“Magjistari” LaCivita flet si demokrat: Në 12 vite, krime e drogë, votoni Berishën, ktheni shpresën

Nga A2 CNN
11 Prill 2025, 20:29 | Politikë

“Magjistari” LaCivita flet si demokrat: Në 12 vite, krime e

Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Chris LaCivita ka mbajtur fjalën e tij në mitingun hapës të opozitës, ku ka akuzuar mazhorancës për 12 vite dështime.

Ish-këshilltari i Trump deklaroi se socialistët, ashtu si në Amerikë nuk do të mund t’i mbyllin gojën opozitës, dhe ftoi të pranishmit që të votojnë Berishën nëse duan rikthimin e shpresës.

“Kush është gati ta bëjë Shqipërinë e Madhe. Në 2024 në SHBA, socialistët u përpoqën teë burgosin Trump, por dështuan. Në 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të burgosin opozitën e tyre dhe do të dështojnë. Përse? Sepse nuk kanë të çfarë të thonë për 12 vitet e fundit. 12 vjet krime? 12 vjet drogë. Janë 12 vjet dështime ekonomike. Përse të votosh një parti që ka shkaktuar të gjitha problemet. Votoni Berishën. Ktheni shpresën”, tha Chris Lacivita. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos