Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore hap sot fushatën elektorale te Sheshi Nënë Tereza në Tiranë.
Me mijëra qytetarë janë mbledhur për të mbështetur opozitën, në nisjen e fushatës për garën elektorale, raporton A2 CNN.
Ndërkohë A2 CNN ka siguruar pamje nga mitingu, ku duket edhe kryedemokrati Sali Berisha teksa hyn mes tyrmës së njerëzve dhe pasi përshëndetet me ta ngjitet drejt skenës së podiumit.
Ndërkohë i pranishëm në tubimin e hapjes së fushatës është edhe kryestrategu amerikan i PD-së, Chriss LaCivita, i cili është shfaqur krah ish-kryeministrit.
(A2 Televizion)