Ndryshime në Bashkinë Tiranë, Veliaj largon disa administratorë njësish

Nga A2 CNN
30 Shtator 2026, 10:21 | Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur disa ndryshime në institucion.

Pas shkarkimit të kryetares së komanduar Anuela Ristani, Veliaj mori  frenat e bashkisë për ta drejtuar nga qelia e paraburgimit në Durrës. A2 CNN mëson se kryebashkiaku i burgosur ka shkarkuar nga detyra disa administrator të njësive në kryeqytet.

Deri më tani A2 CNN ka konfirmuar zyrtarisht nga Bashkia që këto ndryshime kanë prekur disa njësi. Drejtuesit e njësisë 5 (Piro Jani) dhe 2 (Florian Pullazi) janë larguar nga detyra. Ndërkohë, administratorja e njësisë numër 1, Trendelina Jaku, është emëruar drejtore e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit. Ndërsa administratori i Kasharit, Xhevahir Koçi, është emëruar drejtor i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacioneve.

Gjithashtu Veliaj ka emëruar këshilltare të tij Julinda Dhamen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos