
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri.
Takimi vjen pak ditë pasi Wendt mori zyrtarisht detyrën si ambasador i SHBA-ve në Shqipëri.
Të shtunën, Wendt i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke nisur zyrtarisht misionin e tij diplomatik në vendin tonë.
Pas marrjes së detyrës së ambasadorit të ri, Ambasada Amerikane në Tiranë e ka cilësuar këtë moment si “fillimin e një kapitulli të ri”.
(A2 Televizion)