“Më 5 nëntor në SHBA ra Muri i Berlinit”, Gjata: Vala do të vijë dhe në Shqipëri

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2024, 20:16 | Politikë

“Më 5 nëntor në SHBA ra Muri i Berlinit”, Gjata: Vala

Anëtari i Kryesisë së PD, Çlirim Gjata ishte i ftuar në “Off the Record” me Andrea Dangllin ku foli për aksionin e opozitës dhe zhvillimet e fundit gjeopolitike.

Sipas Gjatës, më 5 nëntor në SHBA ra Muri i Berlinit, një valë që sipas tij do të shtrihet dhe në Shqipëri.

“Opozita është në një fazë tjetër… Jemi në mosbindje civile. Gjërat ndryshojnë çdo ditë. Më datë 5 nuk fitoi thjesht Trump. Vendim më demokratik bëri një vetëkorrigjim, që krahasohet me rënien e Murit të Berlinit. Vala do vijë dhe këtu. Bota demokratike nuk mund të pranojë që për hall të disa interesave, fondacioneve, sekteve, të lejojë narkoregjimit me nivele korrupsioni kaq të larta”, tha Gjata. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos