Me karafila të bardhë dhe tingujt e ‘I did it my Way’, Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2025, 13:09 | Politikë

Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano, është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit.

Qindra qytetarë hodhën karafila të bardhë, mbi arkivolin e liderit historik të PS. Nano u përcoll në banesën e fundit me nderimet më të larta shtetërore.

Po ashtu, homazhet për të u shoqëruan edhe nga tingujt e muzikës 'I did it my Way’ të the Betales, këngë të cilën Fatos Nano e pëlqente shumë.

Kujtojmë se në homazhet në nder të ish-kryeministrit morën pjesë figurat më të larta shtetërore nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, por edhe krerët e besimeve fetare në vend.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos