Me Metën poshtë ballkonit, Berisha: Rama me mercenarë, horra si Dumanë duan të zhdukin opozitën

Nga A2 CNN
27 Prill 2024, 21:13 | Politikë

Me Metën poshtë ballkonit, Berisha: Rama me mercenarë, horra si

Dalja e sotme në ballkon për Sali Berishën nuk ishte e zakonshme. Poshtë e priste Ilir Meta, i cili tashmë i erdhi si President i Partisë së Lirisë. Berisha pati një përshëndetje, mirëpo nuk e përmendi në asnjë moment me emër Metën, por thjesht president të partisë së Lirisë.

“Mirëmbrëma, përshëndetjet më të zjarrta luftëtarëve të lirisë, qëndrestarëve të pamposhtur. Urimet më të përzemërta presidentit të Partisë së Lirisë, anëtarëve, mbështetësve, drejtuesve të saj për konventën historike, konventën e kthesës, konventën e betejës fitimtare”, tha Meta.

Ndërkohë, edhe ditën e sotme nuk i ndali sulmet për SPAK dhe Altin Dumanin.

“T’u themi shqiptarëve se ne po luftojmë kundër varfërisë tënde, kundër vjedhjes tënde nga këta qeveritarë, kundër poshtërimit tënd, kundër zbimit tënd nga vendi i fëmijëve të tu. Bashkohu me ne se ne këtë betejë do e fitojmë.

Se nuk ka forcë, se idealet tona janë më të forta se çdo blind, se çdo barrikadë, se çdo mur, se çdo derë, se çdo gjë. Edi Rama, ky antishqiptar, ky hajdut i papërmbajtur, ky kriminel i shpifur mendon se do zhdukë opozitën me mercenarë, horra si Dumanë e kompani”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos