"Më ushtruan presion në gjoks dhe...", Gjekmarkaj tregon çfarë ndodhi në protestë

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2024, 20:16 | Politikë

"Më ushtruan presion në gjoks dhe...", Gjekmarkaj tregon

Sali Berisha ka vizituar në spital Agron Gjekmarkajn, pasi ky i fundit humbi ndjenjat gjatë protestës së sotme të opozitës.

"I thashë jam nënkryetar Parlamenti, jam profesor universiteti... As më shikonin fare në sy. Më ushtruan presion në gjoks dhe mbeta pa frymë", tregon vetë Gjekmarkaj.

Më herët, Sali Berisha dënoi "me forcën më të madhe dhunën e përdorur nga narkobanditë me uniformë të udhëruar nga Edi Rama ndaj Gjekmarkajt, nënkryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarit të PD-së, Gazment Bardhi. Këto akte i marrim personale. Ftoj demokratët t'i gjuajnë kudo që t'i shohin këta kriminelë të qeverisë me vezë dhe domate në çdo rast. Kjo kërkon që sapo t'ia u shihni makinat, breshëri vezësh dhe domatesh. Duhet të marrin përgjigjen që meritojnë. Të godasësh një deputet është urdhër nga Edi Rama. Gazment Bardhin e urren Rama se po i dërgon vëllain në burg. Edhe sot ishte një ditë triumfi, ditë në të cilën ne u dëshmuam të pamposhtur". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos